Rruga Rashçe-Saraj, një veturë bie në lumin Vardar

02.01.2025 19:03

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Rashçe-Saraj...

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Rashçe-Saraj, aty ku një veturë ka rënë në lumin Vardar.

Në veturë kanë qenë 5 antarë të një familjeje, përfshirë këtu edhe një fëmijë 5 vjeçar, i cili është gjetur jashtë automjetit pasi kishte fluturuar nga dritarja.

Fëmija menjëherë është dërguar për trajtim në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes. 

Burimet policore bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një makine,  brenda së cilës udhëtonin 5 persona të familjes Arsllani nga Gërçeci.

Në veturë po udhëtonin një çift të moshuarish, djali i tyre dhe nusja e njërit prej djemve të kësaj familje si dhe fëmija 5 vjeçar.

Ekipet e kërkim shpëtimit po punojnë për gjetjen e 4 personave të tjerë.

Nga MPB kanë konfirmuar aksidentin.

“Me datë 02.01.2025 në orën 16:00 është raportuar në SPB Shkup se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar,” njoftojnë nga MPB.

“Menjëherë në vendngjarje janë dërguar oficerë policie dhe shërbimi i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa ekipi i njësitit special Tigrat ka marrë masa për nxjerrjen e automjetit. Po ashtu, në vendngjarje është edhe prokurori publik,” theksojnë nga MPB.