ZYRTARE, portieri Taleski dhe Shkëndija ndërprejnë bashkëpunimin!
KF Shkëndija dhe portieri Davor Taleski kanë arritur marrëveshje për të ndërprerë bashkëpunimin...

KF Shkëndija dhe portieri Davor Taleski kanë arritur marrëveshje për të ndërprerë bashkëpunimin mes tyre, njofton “infOSport.mk”. Pas dy viteve e gjysmë me fanellën “kuqezi”, portieri 29-vjeçar largohet nga klubi për të kërkuar një ambient ku do të ketë më shumë hapësira për lojë.
Ai edicionin e fundit nuk ishte zgjidhja e parë e trajnerit Jeton Beqiri, i cili preferonte në portë Astrit Amzain.
Davor Taleski Shkëndijës iu bashkua në qershor të vitit 2022, kur arriti nga rradhët e skuadrës kampione të Struga Trim Lum.
Në gjithsej 49 paraqitje me fanellën e Shkëndijës, ai kishte pranuar 40 gola, ndërsa në 21 raste kishte mbajtur portën e tij të paprekur.
Interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Vardari, mirëpo edhe disa skuadra nga Superliga e Kosovës. Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i rradhës për gardianin nga Manastiri, i cili ka një eksperiencë të bukur në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, aty ku numëron plotë 165 paraqitje.
Me shumë gjasa vendin e tij të lënë bosh, te Shkëndija do ta zë Riste Jankov, që javë më parë u nda me Tikveshin.
