ShBA-ja, nën ethet e sulmeve pas festave të fund vitit, Izraeli sulmon përsëri Libanin
Po rritet numri i të vdekurve...

Po rritet numri i të vdekurve pas sulmit terrorist në natën e Vitit të Ri në Nju Orleans.
Autoritetet kanë identifikuar sulmuesin. Bëhet fjalë për Shamsud Din Xhaber (42 vjeç), i cili u vra nga policia, ishtë një shtetas amerikan nga Teksasi dhe një veteran ushtarak që besohet të jetë i lidhur me ISIS-in. FBI-ja beson se ai nuk ka vepruar i vetëm.
"Ne po punojmë për të konfirmuar se si subjekti mori flamurin e ISIS-it të vendosur në automjet dhe për të përcaktuar shoqatat dhe lidhjet e mundshme të subjektit me organizatat terroriste. Ne nuk besojmë se Xhaber është i vetmi përgjegjës.", - deklaroi Aletea Dunkan nga FBI.
"Ne e dimë se ka një lidhje midis një shtëpie që ishte në rrugën Mandevill në Nju Orleans ku kishte një zjarr, ndoshta për t’i fshehur provat, që do të thotë se më shumë njerëz janë të përfshirë.", - theksoi prokurorja e përgjithshme e Luizianës, Liz Murrill.
Xhaberi u fut në turmën e njerëzve me një veturë “pikap”, duke vrarë më shumë se 10 persona dhe duke lënë dhjetëra të plagosur.
Një person ka vdekur dhe shtatë janë plagosur pas një zjarri dhe shpërthimi të një automjeti Tesla Cybertruck para hotelit të presidentit të sapozgjedhur të ShBA-së, Donald Trump në Las Vegas.
Sipas autoriteteve, automjeti ishte marrë me qira përmes një aplikacioni onlajn dhe i ngarkuar me bombola karburanti dhe materiale piroteknike. Shkaqet e aksidentit janë ende duke u përcaktuar.
Forcat izraelite bombarduan të ashtuquajturën zonë të sigurt Al-Maëasi në pjesën jugore të Gazës. Ka viktima dhe të plagosur.
Tel Avivi ka kërcënuar se Hamasi do të marrë goditje me intensitet të paprecedentë në Gazë për një kohë të gjatë nëse nuk liron pengjet.
Ata pretendojnë se kanë në shënjestër vetëm militantët dhe fajësojnë Hamasin për vdekjen e civilëve, sepse luftëtarët e tij veprojnë në zona me popullsi të dendur.
“Nëse Hamasi nuk lejon shpejt lirimin e pengjeve izraelite nga Gaza, pavarësisht vullnetit të Izraelit për të bërë kompromise të gjera në përputhje me parimet e përshkruara nga Shtetet e Bashkuara, ne do të intensifikojmë aktivitetet tona kundër foleve të terrorizmit derisa pengjet të jenë të liruar dhe Hamasi eliminohet.”, - deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.
Forcat izraelite kryen sulme ajrore në Liban dhe u vunë flakën disa shtëpive. Bastisjet vazhduan në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe u raportuan përleshje në qytetin e Tulkaremit. (Fitim Kryeziu, TVM2)
