Tetovë, babai vret djalin e tij me pushkë gjuetie!
02.01.2025 20:54
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tetovë...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tetovë, aty ku sipas informacioneve jo zyrtare babai ka vrarë të birin.
Ngjarja e rëndë thuhet të ketë ndodhur në “Bllok 70”, teksa dyshohet se babai këtë akt të rëndë e ka kryer me pushkë gjuetie.
Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes, ku edhe pretendohet se ka gjetur armën me të cilën është kryer vrasja, ndërsa jozyrtarisht babai është dërguar në spital, për shkak të gjendjes jo të mirë psiqike.
