QMK, nxirret vetura dhe trupat e pajetë të tre personave, vazhdon kërkimi për trupin e katërt

02.01.2025 22:16

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK)...

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bëjnë të ditur se është tërhequr vetura që sot ra në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të fshatit Rashçe

“Automjeti që ra në Vardar, afër fshatit Rashqe është tërhequr. Prej saj u nxorën trupat e tre personave. Vazhdojnë kërkimet për personin e katërt”, thonë nga QKM.

Aksidenti i rëndë ndodhi sonte në rrugën Rashçe-Saraj, kur automjeti kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga, duke përfunduar në lumin Vardar. Në veturë ndodhej një familje 5-anëtarëshe, ndërsa fëmiu 5 vjeçar që ishte bashkë me ata, kishte arritur të shpëtonte dhe i njëjti ishte gjetur në afërsi të ujit.