SPB Tetovë jep detaje për rastin ku babai dyshohet se vrau të birin

02.01.2025 22:29

SPB Tetovë ka dhënë informacion zyrtar...

SPB Tetovë ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi në këtë qytet të rajonit të Pollogut.

Sipas autoriteteve, 39-vjeçari S.N., i cili jetonte vetëm me babanë e tij, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Në vendin e ngjarjes, është gjetur edhe një pushkë gjuetie, ndërsa viktima ka pasur plagë të rënda në kokë. Hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes janë ende në zhvillim.

Ndërkohë në njoftimin zyrtarë, SPB Tetovë, shkruan: “Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në Tetovë, personi S.N. (39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Në koordinim me prokurorin publik po merren masa për zbardhjen e rastit”.