Maqedoni
Aksidenti në rrugën Rashçe – Saraj, vazhdon kërkimi i personit të katërt
03.01.2025 08:55
Dje është kryer ekspertizë e veturës me pasagjerë që ka dalë dhe ka rënë në ujërat e Vardarit...

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup dje ka kryer ekspertizë të veturës me pasagjerë që ka dalë dhe ka rënë në ujërat e Vardarit. Pavarësisht kushteve jashtëzakonisht të vështira në terrene të paarritshme, janë ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e gjurmëve dhe provave me qëllim përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Së bashku me veturën, nga ujërat e Vardarit janë nxjerrë tri femra të vdekura, për të cilat është lëshuar urdhër për autopsi. Një person tjetër është në kërkim. Sipas informacioneve fillestare, automjeti drejtohej nga njëri prej të ndjerave.
