Maqedoni
Ndotja e ajrit mbetet një problem urgjent
03.01.2025 09:00
Shkupi është sërish ndër qytetet më të ndotura në botë....

Shkupi është sërish ndër qytetet më të ndotura në botë. Përqendrime mbi mesataren e grimcave PM 2.5 në ajër ka edhe në qytetet tjera të Maqedonisë.
Në Strumicë janë në fuqi dhe masat rekomanduese në rast të tejkalimit të pragut të alarmit. Ajri i ndotur është veçanërisht i dëmshëm për të moshuarit që kanë probleme shëndetësore.
Sot në mëngjes për shkak të mjegullës janë vonuar disa ngritje dhe ulje në aeroportin e Shkupit.
