Maqedoni

Parashikimi i motit

03.01.2025 09:11

Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga vranësira të ndryshueshme por ku nuk do të mungojnë edhe priudhat me diell...

Këtë të premte vendi ynë do të ndikohet nga vranësira të ndryshueshme por ku nuk do të mungojnë edhe priudhat me diell, era do të fryjë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Nëpër disa lugina paradite do të ketë paraqitje të mjegullës. Pasdite në pjesët perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, ndërsa në viset me të larta reshje të dëborës. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 0°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 7 deri në 13°C.
 
Në Shkup moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës. Pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në viset më të larta të luginës reshje të dëborës. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor, ndërsa në mbrëmje erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 8°C.