Maqedoni

Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në afërsi të Negotinës, Demir Kapisë dhe Katllanovës – Veles

03.01.2025 09:19

Komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë kryesisht të thata....

Komunikacioni në rrugët shtetërore paraditen e sotme po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata.
 
NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftoi se për shkak të mjegullës dukshmëria është zvogëluar në afërsi të Negotinës në 70 metra dhe në Demir Kapi në 80 metra, si dhe në rrugën Katllanovë - Veles 90 metra.
 
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
 
“Kjo veçanërisht vlen për rrugët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë, njofton LAMM.