Maqedoni
Më ftohtë në Berovë, më së shumti borë në Hanet e Mavrovës
03.01.2025 09:33
Mëngjesi i sotëm është më i ftohti në Berovë, -7 gradë, ndërsa më së shumti borë ka në Hanet e Mavrovës, 45 centimetra...

Mëngjesi i sotëm është më i ftohti në Berovë ku janë matur -7 gradë, -6 në Shkup Petrovec, -5 në Shkup-Zajçev Rid dhe Strumicë, -4 në Manastir, Veles, Kumanovë dhe Kodrën e Diellit, -3 në Tetovë, Shtip, Demir Kapi, Kavadar dhe Kriva Pallankë, -2 në Lazaropole, -1 në Gjevgjeli dhe Prilep, 0 në Ohër dhe Pretor, 1 në Vinicë, Dibër dhe Hanet e Mavrovës, 2 në Krushevë.
Lartësia e mbulesës së borës në orën 7 të mëngjesit të sotëm ka qenë 45 centimetra në Hanet e Mavrovës, 44 në Kodrën e Diellit, 15 në Krushevë dhe 5 në Lazaropole.
Moti gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka qenë i kthjellët dhe i ftohtë me erë të lehtë deri mesatare kryesisht nga jugu dhe jugperëndimi.
