Botë
BE-ja siguroi rreth 20 milionë euro ndihmë për Nepalin
04.05.2015 15:08
Komisioni Evropian sot njoftoi se do të dhurojë 16,6 milionë euro ndihmë financiare dhe tre milionë euro ndihmë humanitare për Nepalin, i cili para nëntë ditëve u godit nga një tërmet katastrofik...

Pjesa kryesore nga ndihma do të dërgohet deri në fund të kësaj jave. Eurokomesari për bashkëpunim ndërkombëtar Neven Mimica sqaroi se kur nevojat e vendit do të jenë më konkrete, BE-ja është e gatshme të vlerësojë me ç'ka mund të ndihmojë.
Eurokomisari për ndihmë humanitare Hrostos Stilianidis, i cili paraprakisht e vizitoi Nepalin, theksoi se së afërmi është njohur me situatën e popullsisë.
Ai i përshëndeti ekipet e shpëtimit për punën e vështirë gjatë gjetjes së personave të mbijetuar. Sipas tij, njerëzit në Nepal kanë nevojë më të madhe nga sigurimi i kulmit mbi kokë./MIA
