Maqedoni

Ngjarje e rëndë në Tetovë, babai e pranoi vrasjen

03.01.2025 11:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë edhe në Tetovë, ku babai kishte vrarë të birin duke e qëlluar me armë...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë edhe  në Tetovë, ku babai kishte vrarë të birin duke e qëlluar me armë.
 
Autori i ngjarjes, ndryshe babai i viktimës i cili ndodhet në spital ka pranuar se e ka kryer vrasjen. Si shkak që çoi deri te vrasja, sipas tij ishte maltretimi që viktima kishte ushtruar, duke shtuar se i biri ka qenë konsumues i lëndëve narkotike. 
 
Nga SPB - Tetovë rasti konsiderohet i mbyllur dhe autori do të dërgohet në paraburgim pas trajtimit në spital.