Maqedoni

U zgjodh kryetari i ri në Këshillin Gjyqësor

03.01.2025 11:15

Këshilli Gjyqësor Republikan njëzëri zgjodhi sot kryetarin e ri, Aleksandar Kambovski....

Këshilli Gjyqësor Republikan njëzëri zgjodhi sot kryetarin e ri, Aleksandar Kambovski. Për Kambovskin votuan të 13 anëtarët e këshillit me të drejtë vote.

Kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i Drejtësisë, që janë anëtarë të Këshillit, pa të drejtë vote, nuk erdhën në seancë. Kambovski i falënderoi për besimin e dhënë duke potencuar se bashkërisht do të mundohet të arrijnë standardet më të larta për përforcimin e themeleve të drejtësisë dhe nuk dyshon se kjo do të arrihet me angazhimin e përbashkët për një gjyqësor të shëndoshë, që i nevojitet qytetarëve, por edhe shtetit.