Maqedoni
Dogana, parandalohet kontrabanda me automjete të vjetra
03.01.2025 14:28
Sektori i kontrollit dhe hetimeve pranë Drejtorisë Doganore ka kryer një aksion...

Sektori i kontrollit dhe hetimeve pranë Drejtorisë Doganore ka kryer një aksion në të cilën kanë parandaluar një rast të ri me kontrabandimin e automjeteve. Sipas informacioneve zyrtare, shpediterë, shoferë dhe doganierë, përmes skemës së mirë të organizuar, falsifikimit të dokumenteve në mënyrë fiktive kanë përfunduar procesin e doganimit të veturave, pa i kryer realisht pagesat e nevojshme. Për këtë rast janë sekuestruar 35 automjete, ndërsa vlera e parashikuar të kontrabandimit të këtyre automjeteve, sipas autoriteteve, arrin në 20 milionë denarë.
“Kryesit e veprave penale të cilat kanë qenë pjesëmarrës në skemën e mirë të organizuar kanë përgatitur dokumente shtesë të falsifikuara, të cilët janë të nevojshme për përfundimin e procedurës doganore dhe në mënyrë fiktive e kanë paraqitur transitin e automjeteve, pa iniciuar paraprakisht procedurë doganore. Në këtë mënyrë pa e paguar doganën dhe shpenzimet tjera shtesë, automjetet janë lëshuar në qarkullim dhe të njëjtat kanë përfunduar në shitje në më shumë lokacione. Falje nuk ka, i vëmë fund krimit të organizuar dhe korrupsionit!”, - deklaroi drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikolovski.
Deri te Prokuroria Themelore Publike deri më tani janë paraqitur kallëzime penale për 19 persona fizikë dhe 5 persona juridikë për disa vepra penale. Për pesë personat e punësuar në dogana janë shqiptuar procedura disiplinore. Nga dogana thonë se rasti nuk do të presë deri në përfundimin e procesit gjyqësor, që të dyshuarit të largohen nga puna.
REXHEP QAMILI
