Klinika e Kirurgjisë: Fëmija është në gjendje stabile shëndetësore
Fëmija katërvjeçar, që u shpëtua nga aksidenti tragjik në rrugën Rashçe – Saraj...

Fëmija katërvjeçar, që u shpëtua nga aksidenti tragjik në rrugën Rashçe – Saraj, mbrëmë në ora 19:00 është sjellë në Klinikën e Kirurgjisë.
Mjekët thonë se i kanë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme dhe fëmija është në gjendje stabile shëndetësore dhe pritet që së shpejti të lëshohet në trajtim shtëpiak.
“Në mëngjes i janë bërë analiza shtesë biokimike që janë të nevojshme që të përcillet gjendja e fëmijës. Parametrat janë në rregull dhe fëmija është vendosur në repart dhe është jashtë rrezikut për jetën dhe së shpejti do të lëshohet në trajtim shtëpiak.”, - deklaroi drejtori në Klinikën e Kirurgjisë, Llaze Jovcevski.
Nga Klinika e Kirurgjisë thonë se ekipi kujdestar ka vendosur kontakte me nënën e fëmijës dhe aktualisht janë bashkë. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
