Botë
Vetëvendosja kundër certifikimit të Listës Serbe
03.01.2025 15:01
Ditë më parë KQZ-ja e lejoi Listën Serbe që të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit...

Ditë më parë KQZ-ja e lejoi Listën Serbe që të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, megjithëse fillimisht nuk e kishte certifikuar pjesëmarrjen e saj. Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Prapashtesa kundër vendimit për certifikimin e Listës Serbe në emër të KQZ-së, me kërkesën për anulimin e këtij vendimi.
“Lista Serbe ka qenë dhe mbetet partia e kryeterroristit, Radojçiq. Ajo dikur përdorej nga Radojçiqi kundër shtetit të Kosovës, kurse tani po shërben si struktura që mbron dhe amniston terrorizmin.”, kanë thënë nga partia e kryeministrit, Kurti.
Elek: Lista Serbe synon t’i fitojë 10 deputetë
Ndërkohë kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, për Televizionin publik serb ka deklaruar se kryeministri Kurti po tenton që Lista Serbe të mos marrë pjesë në zgjedhje. Por, ai ka thënë se qëllimi i Listës Serbe është që të fitojë të gjithë 10 mandatet e garantuara për serbët në Kosovë.
“Ndryshimet në planin ndërkombëtar, zgjedhja e Donald Trampit për president të ShBA-së, dobësimi i Albin Kurtit, fitimi i të gjitha dhjetë mandateve në Kuvendin e Kosovës, do të na mundësojë që ne të ndikojmë që Kurti të mos miratojë akte ligjore të cilët do të ishin në dëm të popullit serb dhe kishës ortodokse serbe.”, ka deklaruar Eleku.
Kreu i Listës Serbe ka vazhdon ta quajë Republikën e Kosovës, si Kosova dhe Metohija dhe Qeverinë e Kosovës si qeveri e institucioneve të përkohshme.
GYLTENE SINANI
