Demonstrata në Burindi, ushtria në mbrojtje të rendit, 2 të vdekur
2 persona janë vrarë gjatë demonstratave në Burundi...

Protestuesit kërkojnë që presidenti, Pierre Nkurunziza, të mos rikandidojë për një mandat të tretë.
Demonstruesit bllokuan rrugët dhe u vunë flakën gomave të makinave. Policia u përlesh me demonstruesit dhe përdori gazin lotsjellës për t’i shpërndarë.
Për të vendosur rendin në ndihmë të policisë ka mbërritur edhe ushtria.
Që prej 25 prillit kur Nkurunziza bëri publik kandidaturën e tij për zgjedhjet e qershorit, gjashtë persona janë vrarë në vendin afrikan.
Qeveria i ka quajtur protestat të paligjshme dhe e ka cilësuar si “kryengritje”. Shtetet e Bashkuara, vendet evropiane dhe ato rajonale i kanë kërkuar Nkurunziza të tërhiqet.
Ata thonë se rrezikohet të shkelet marrëveshja e paqes e Arushas, e cila i dha fund luftës civile etnike në 2005 dhe mbajti vendin të qetë për një dekadë.
