Aksidenti në rrugën Saraj-Rashçe, gjendet trupi i pajetë edhe i pasagjerit të katërt
03.01.2025 15:38
Pas një kërkimi disa orësh...

Pas një kërkimi disa orësh, gjatë ditës së sotme, diku rreth orës 15:00 është gjetur edhe trupi i pajetë i pasagjerit të katërt që ndodhej në veturë bashkë me tre femrat tjera që ishin nxjerrë që mbrëmë, dhe një fëmijë të moshës së mitur, i cili kishte shpëtuar mrrekullisht pas këtij aksidenti të rëndë.
Mjekët gjatë ditës së sotme njoftuan se i’a kanë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme dhe se fëmija është në gjendje stabile shëndetësore.
Ai pritet që së shpejti të lëshohet në trajtim shtëpiak.
