Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë, indeksi i ndotjes 170, qytetarët të shqetësuar
Shkupi edhe sot i zhytur në mjegulla...

Shkupi edhe sot i zhytur në mjegulla. Kapi majën e listës së qyteteve më të ndotura në Evropë.
Sipas analizave të platformës zvicerane të cilësisë së ajrit IQAir, në suaza botërore vendi radhitet i nënti, madje i vetmi në rajon.
Ajri futet në kategorinë jo i shëndetshëm me indeks të ndotjes 170.
Qytetarët, të shqetësuar. Ata shpresojnë që të bie shi apo fryjë erë për të marrë frymë.
“Është tmerruese. Nuk e di nëse një ditë ne do të marrim veten nga kjo ndotje, e kam fjalën për fëmijët, të rinjtë. Unë tri javë kam kollur.”, - tha një qytetare.
“Në shtëpi kam filtrues ajri dhe kështu e pastroj ajrin.”, - tha një qytetar.
“Shikoni, me dy maska. Dy maska po mbaj, pasi ndotja është e lartë.”, - u shpreh një qytetare.
“Ndonjëherë paksa po ndjehet një erë e pakëndshme.”, - u shpreh një qytetar.
Pas kryeqytetit, mëngjesin e sotëm edhe disa qytete të tjera të vendit u klasifikuan si të ndotura, sikurse Manastiri me indeks të ndotjes 142 dhe Kavadari me 169.
Sipas ekspertëve shëndetësorë, ajri i ndotur ka ndikim serioz mbi shëndetin e njerëzve. (Meral Ismaili, TVM2)
