Mickoski: Do t’i respektojmë marrëveshjet në shëndetësi
Kryeministri, Hristijan Mickoski...

Kryeministri, Hristijan Mickoski, theksoi se kjo Qeveri do t’i respektojë të gjitha marrëveshjet për paga më të larta në shëndetësi, madje edhe ato të marra nga Qeveria e mëparshme.
Mickoski shtoi se në periudhën e ardhshme do të ketë reforma strukturore në shëndetësi, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbimet shëndetësore që u nevojiten.
“Arritëm marrëveshje historike afatgjate për katër vitet e ardhshme dhe pas atyre 10% të para të rritjes së mjeteve për pagesën e pagave, ku në kuadër të këtyre mjeteve te stafi teknik kemi rritje më të madhe të përqindjes, për mjekët kemi përqindje më të vogël, por në përgjithësi, ajo rritje prej 10% të mjeteve për paga u realizua në muajin tetor. Tani do të vijojnë reforma strukturore në këtë proces dhe mendoj se me kalimin e kohës qytetarët do të marrin shërbimet shëndetësore që u nevojiten. Të mos harrojmë edhe specializantët për të cilët gjithashtu kemi thënë se do të punësohen. Kemi siguruar mjete për ta dhe ata do të punësohen, në mënyrë që të mos përsëritet parimi “si deri më tani”. Të mos harrojmë se do të kemi mbi 1.000 vende të reja pune në shëndetësi, diçka që premtoi ministri i Shëndetësisë. Procedura ka filluar, vetëm ato hapa formalë duhet të kryhen, kështu që ne do t'i kushtojmë vërtet shumë kujdes shëndetësisë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
