Aksidenti tragjik në afërsi të Rashçes, ekipet e shpëtimit kanë gjetur edhe viktimën e katërt
Pas më shumë se 20 orësh...

Pas më shumë se 20 orësh, kanë përfunduar kërkimet për pasagjerin e fundit nga aksidenti tragjik në afërsi të fshatit, Rashçe. Trupi i pajetë i 56-vjeçarit është nxjerrë nga ujërat e Vardarit.
Përveç burrit, kanë humbur jetën edhe tre femra të moshës 23, 25 dhe 59 vjeç, pasi automjeti “Audi A4” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë.
Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ka rënë nga vetura para se automjeti të përfundonte në Vardar, ka shpëtuar.
Ata ishin të afërm që nisën nga Gërçeci dhe duhej të arrinin në Radushë përmes Rashçës.
Në operacionin e kërkim shpëtimit, kishin marrë pjesë pjestarë të policisë, ekipet e zjarfikësve, dhe zhytës. Ata tregojnë se kushtet në terren kanë qenë shumë të vështira
“Kemi qenë aktiv në vendin e ngjarjes diku rreth orës 17:00, edhe pse kushtet e kërkimit kanë qenë shumë të vështira, ne arritëm disi ta lokalizojmë vendin. Vetura kishte rrënë nga një lartësi prej 30 metrash, dhe vetëm diku rreth orës 23:00 arritën ta nxjerin veturën, ku pamë tre udhëtarë, dhe të gjithë pa shenja jete” – u shpreh Asan Demiri, Zjarrfikës.
Banorët e Gërçecit thonë se nuk e mbajnë mend një tragjedi të tillë, disa prej tyre kanë qëndruar në vendin e aksidentit deri në orët e vona të natës. Sipas tyre, rruga e rrëshqitshme ka çuar në tragjedi.
“Ishin në vendin e ngjarjes, mund të vërrehet se rruga ishte e rrëshqitur”- tha një banorë i Gërçecit.
“Ato ishin agjërueshëm, dhe ishin drejtuar drejt fshatit Radushë për të bërë iftarë, Ishin dy vetyra, vetura e dytë ku ishin viktimat kishte rrëshqitur dha ka rrënë në lumin Vardar” – u shpreh një tjetër banorë.
Nga Prokuroria thonë se pavarësisht kushteve jashtëzakonisht të vështira dhe terrenit të paarritshëm, janë siguruar gjurmë dhe prova për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Makina drejtohej nga njëra prej femrave të vdekura. Prokuroria thotë se makina do të jepet për ekspertizë. Po intervistohen edhe dëshmitarët okularë të ngjarjes për të zbardhur të gjitha rrethanat që kanë sjellë deri te aksidenti. (Fitim Kryeziu, TVM2)
