Çmimet në treg, Mickoski: Mbahen në kontroll, Inspektorati kontrollon
Inspektorati Shtetëror i Tregut...

Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vazhdojë kontrollin në terren për çmimet edhe para festës së krishtlindjes ortodokse, thotë kryeministri, Hristijan Mickoski.
Nuk do të lejohet që një zinxhir biznesesh të përfitojnë nga zhvatja e qytetarëve, thotë ai, duke siguruar se do të jenë serioz dhe do të ndiqet tregu që përpiqet të realizojë përfitime shtesë.
“Ne këtë e ndjekim në bazë ditore nëpërmjet Inspektoratit Shtetëror Tregtar dhe besoni se do të reagojmë zëshëm në qoftë se sërish paraqiten ngjarje të pakëndshme. Nuk mundet që tregtarë të caktuar të realizojmë përfitime shtesë në kurriz të qytetarëve. Ata i kanë ulur çmimet para Vitit të Ri, diku deri në 10%, 15% apo edhe më tepër. Pres që ky trend të vazhdojë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Rritja e pensioneve, Mickoski: Mbajmë premtimin, pensioni i marsit me rritje
Mickoski edhe njëherë qartësoi se pensionistët do ta marrin muajin mars me rritje lineare, ashtu siç u është premtuar.
“Në buxhetin e ri është paraparë rritja e pensionit nga muaji mars që do të paguhet në fillim të prillit, pra me 2.500 denarë nga rritja lineare, me çka mbyllet premtimi i rritjes së pensioneve prej 5.000 denarëve brenda nëntë muajve, për çka mendoj se pensionistët janë të kënaqur nga kjo masë.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Përveç rritjes së pensioneve, arka buxhetore ka siguruar mjete edhe për rritjen e pagave edhe në disa sektorë të tjerë. (Nermin Mulaki - Fejzullahu, TVM2)
