Botë

Përmbyset anija e peshkimit në Korenë e Jugut, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

04.01.2025 12:53

Tre persona humbën jetën kur një anije peshkimi me 22 persona goditi...

Tre persona humbën jetën kur një anije peshkimi me 22 persona goditi një shkëmb dhe u përmbys në një ishull jugperëndimor të Koresë së Jugut të shtunën, sipas Reuters.

Rojet bregdetare raportuan se kishin marrë një telefonatë rreth orës 10:30 të mëngjesit me orën lokale në lidhje me përplasjen e anijes në shkëmbinj pranë ishullit Gageo në Sinan.

Të tre personat u gjetën të vdekur ndërsa 19 personat e tjerë u shpëtuan.