Maqedoni

Parandalimi i praktiva të padrejta tregtare, Risteski: Gjoba deri në 20 mijë euro

04.01.2025 14:38

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës nuk do të ketë mëshirë për asnjë kompani...

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës nuk do të ketë mëshirë për asnjë kompani e cila do të shkelë dispozitat penale të ligjit për parandalimin e praktikave të padrejta tregtare në sinxhirin e furnizimit me produkte bujqësore dhe ushqimore. Këtë gjë e paralajmëroi zëvendësministri i ekonomisë Marjan Risteski sipas të cilit, deri më tani tha ai,  janë konstatuar rreth 26 praktika të padrejta tregëtare.
 
“Në terren do të ketë kontrolla të rrepta nga ana e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës ku ata do të mund të ndëhyjnë brenda  kompanive dhe t’i kontrollojë marrëveshjet e nënshkruara ndërsa gjithçka që do të konstatohet si praktikë e padrejtë në terren do të gjobitet. Gjobat janë të larta deri më 20 mijë euro. Me këtë ligj presim që në të ardhmen të rregullohen marrëdhëniet ndërmjet prodhuesëve, tregtarëve dhe furnizuesëve.  Kështu që kur bëhet fjalë për shpenzime dhe gjëra tjera janë të kufizuara në 10 për qind dhe gjithë kjo do të vëndos një rend në tregun ku do të stabilizohen çmimet e produkteve ushqimore”, u shpreh zëvendësministri i ekonomisë Marjan Risteski. 
 
Dispozitat penale të ligjit për parandalimin e praktikave të padrejta tregëtare hyrën në fuqi prej më 1 janar të këtij viti dhe në bazë të ligjit, anëtarët e komisionit për mbrojtjen e Konkurrencës në bazë të detyrës zyrtare me kërkesë të një personi fizikë ose juridik kanë të drejtë të inicojnë procedur penale dhe të marrin vendimin përfundimtarë, gjobat të cilat lëvizin prej 50 e deri më 20 mijë euro për tregtarët. 
 
Ligji për praktikat e padrejta tregëtare u miratua më 13 mars të vitit të kaluar dhe hyri në fuqi më 28 shtator, kur ishte edhe afati i fundit që tregtarët të harmonizojnë kontratat e furnizimit me furnitorët dhe prodhuesit ku kostot e zbritjes dhe të marketingut të jenë të kufizuara në 10 për qind.
 
Me këtë ligj janë përfshin rreth 2.548 produkte bujqësore dhe ushqimore. 
 
REXHEP QAMILI