Maqedoni

Kumanovë, spitali do të punësojë 28 specializantë

04.01.2025 14:56

Në spitalin e përgjitshëm të Kumanovës pritet të punësohen 28 specializantë privat...

Në spitalin e përgjitshëm të Kumanovës pritet të punësohen 28 specializantë privat. Mirëpo megjithatë do të mungojnë anesteziologë dhe rentgenologë njohtojnë nga spitali i përgjithshëm në Kumanovë.
 
Gjithashtu me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe shërbimeve shëndetësore, si dhe mbrojtjen e pacientëve, Spitalit të Kumanovës i nevoitet adaptimi i disa hapsirave, aparate të reja, si dhe përmirësimi i infrastrukturës. 
 
"Me këtë nënkuptojmë punësimin e dy grupeve në aspektin formal juridik, angazhim me punësim të përhershëm të specializantëve privat dhe me kontratë në vepër që duhen të tranaformohen  me punësim në kohë të pacaktuar që në nivel të shtetit arrin shifrën e 117 punësimeve. Në kuadër të këtyre punësimeve pritet që në spitalin e Kumanovës te pranojmë 28 specializantë privat. Me këto punësime do të mbulohet një pjesë e madhe e mungesës së mjekëve specialistë, por jo në tërësi. Sërish do të ndihet mungesa e anesteziologëve dhe rentgenologëve. Tash për tash kemi anesteziologë mirëpo pjesa më e madhe e tyre vitin e ardhshëm do të shkojnë në pension”, u shpreh drejtori i spitalit të Kumanovës, Dr. Stefan Trajanovski.
 
Ndryshe Spitali i Përgjithshëm në Kumanovë luan rrolin e Spitalit raJonal pasiqë u ofron shërbime rreth 200 mijë banorëve të gjashtë Komunave të rajonit verilindor të vendit tonë.
 
FATLUM AQIFI