Maqedoni
Ajri i ndotur, ministiria e ambientit: Amvisëria ndotësi më i madh
04.01.2025 15:14
Kryeqendra përfshi edhe disa qytete të tjera të vendit vazhdojnë...

Kryeqendra përfshi edhe disa qytete të tjera të vendit vazhdojnë të përballen me ajër të ndotur. Ndërkohë autoritetet thonë se Plani i ashtuquajtur 2024-2030 i propozuar nga Ministria e Ambientin i cili është miratuar në qeveri, po shënon zbatimin e parë të masave që kanë të bëjnë me përmirësimin e ajrit të ndotur në vendin tonë.
Nga minisitria në fjalë me deklaratë se inspektorati po bën kontrollet në terren dhe merr masa aty ku konstaton mosrespektim të rregullave. Sërish fajin për ndotjen e ajrit ia hedhin amvisërive.
“Konkluza është ajo e përhershmja që ekziston me vite, se ajri ndotet më së tepërmi nga ngrohja e amvisërisë dhe që ta ndryshojmë këtë, duhet ta ndërrojmë situatën ekonomike, pra shteti të ndihmojë në mënyrën e ngrohjes së amvisërive. Janë përforcuar kontrollet në prodhimtarinë industriale, inspektorët janë në terren. Në disa industri të mëdhaja janë realizuar kontrolle të jashtzakonshme, tek disa ka vërejtje ndërsa periudhën e arshshme do të ketë edhe dënime, tek disa ka edhe procese gjyqësore që do të procesohen”, u shpreh zëvendësministrja e ambentit jetësor Ane Llashkoska.
Hidrometereologët për motin: Stabil, i thatë, bora pastorn ajrin
Kur si shtet nuk po përballemi dot me ajrin e ndotur, mbetemi t'i gëzohemi freskisë që e sjell nëna natyrë me rreshjet e borës , ndërkaq mushkëritë mund të pastrohen në qendrat e malore ku dëbora ka arritur deri në 55 cm, thonë nga drejtoria hidrometereologjike.
“Për festat e krishtlindjes moti do të jetë stabil, i thatë , me temperature më të ulta të cilat gjithkund do të jenë me minus, prej -1 deri në -8 ndërsa gjatë ditës temperaturuat rriten ngadalë, pra deri të ejten... Nëpër male, në qendrat e skijimit kemi lartësi dëbore deri në 55 cm”, theksoi Liljana Fidanovska nga drejtoria hidrometereologjike.
Në përgjithësi , sa i përket temperaturave dhe gjendjes atmosferike, dimri i sivjemë do të jetë i njëjtë me atë të kaluarin, thona nga drejtoria hidro-metereologjike.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
