Maqedoni

Tragjedia në Rashçe, MPB: Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e aksidentit

04.01.2025 16:09

Automjeti “Audi’ që para dy ditëve u aksidentua në rrugën Rashçe – Saraj...

Automjeti “Audi’ që para dy ditëve u aksidentua në rrugën Rashçe – Saraj duke përfunduar në ujrat e Vardarit, ku humbën jetën katër persona,  është drejtuar nga 23 vjeçarja, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.  Tri viktima e para në rastin tragjik kishin mbetur të bllokuar në makinë, kurse gjatë ditës së djeshme numri i viktimave të shkojë në 4, pas gjetjes së trupit të pajetë të një mashkulli që konsiderohej I zhdukur.
 
“Lidhur me aksidentin e trafikut të 02 janarit 2025 në rrugën lokale Saraj – Rashçe, ku automjeti “Audi” që drejtohej nga N.A (23) doli nga rruga dhe ra në shtratin e Vardarit. Më 03 janar 2025 në orën 14:48 në shtratin e lumit Vardar, afër vendit ku ishte nxjerrë makina “Audi”, u gjet edhe trupi i pajetë i personit të zhdukur me iniciale A.A, për çka është njoftuar Prokurori kompetent Publik.”- informojnë nga  MPB-ja.
 
I vetmi i mbijetuar i kësaj tragjedie çshtë fëmia katër vjeçar që kishte dalë nga makina dhe ishte gjetur nga kalimtarë të rastit për t'u dërguar për trajtim në spital, gjendja shëndetësore e të cilët raportohet të jetë stabil.Policia vazhdon ta hetojë këtë rast duke ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për të zbardhur aksidentin tragjik.
 
Nga Prokuroria Prokuroria thonë se pavarësisht kushteve të vështira Të terrenit, janë siguruar gjurmë dhe prova për të përcaktuar shkaqet e aksidentit ndërsa po intervistohen edhe dëshmitarët okularë të ngjarjes për të zbardhur të gjitha rrethanat që kanë sjellë deri te aksidenti.
 
Ceremonia e varrimit të viktimave u zhvillua sot me një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, të cilët dolën për të nderuar jetët e humbura dhe për t’u shprehur solidaritetin me familjet e viktimave.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU