Botë

ShBA, identifikohet sulmuesi i ekspozitës me karikatura

04.05.2015 15:37

Është identifikuar njëri nga dy personat që e kryen sulmin e mbrëmshëm ndaj ekspozitës dhe garës me karikaturat e profetit Mumahed në shtetin amerikan të Teksasit...

Elton Simpson mund të jetë një nga sulmuesit, raporton ABC News, duke cituar një zyrtar të lartë të FBI-së, i cili ka folur në kushte anonimiteti. 
 
Simpson, me prejardhje nga Arizona, ka qenë edhe më parë cak i hetimeve për terrorizëm. Ai së bashku me një person tjetër janë vrarë nga forcat policore. 
 
Sulmi i së dielës mbrëma është bërë në një objekt në periferi të Dallasit, ku mbahej një ekspozitë me karikatura të profetit Muhamed.