Botë
Mali i Zi: Qytetarët në protestë, qeveria paralajmëron ligj të ri për armët
04.01.2025 16:55
Qindra qytetarë u mblodhën para godinës së Qeverisë në Podgoricë...

Qindra qytetarë u mblodhën para godinës së Qeverisë në Podgoricë për të kërkuar llogari dhe përgjegjësi nga udhëheqësitë politik dhe sistemi i sigurisë për ngjarjen në Cetinjë në të cilën në një sulm u vranë 12 persona, në mesin e atyre edhe 2 fëmijë dhe katër të tjerë u lënduan.
Protestuesit lane 12 lule në gardhin e jashtëm të ndërtesës qeveritare për ti përkujtuar 12 viktimat e 1 janarit. Në ndërkohë autoritet e Malit të Zi paralajmërojnë të përforcojnë ligjet egzistuese për kontrollin e armëve.
Kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiç u zotua se bashkërisht me përfaqësuesit e tjerë të egzekutivit do të punojë për ta përorcuar legjislacionin për të mos përseriten të shtënat vdekjeprurëse të 1 janarit në Cetinjë.
Pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Spajiç tha se Qeveria jo vetëm se do të organizojë kontrolla të rrepta për armët pa leje, por parashikon njëherit ti shqyrtojë dhe ti kontrollojë edhe të gjitha lejet e dhëna për armët e zjarrit dhe përdoruesëve të armëve tu nënshtrohen kontrolleve të shëndetit mendor. Përbetohet se nuk do të tolerohet më askush.
"Do të miratojmë një ligj të ri. Kush ka leje ka kohë deri më 1 janar 2026 për t'iu nënshtruar verifikimeve më të rrepta të sigurisë dhe kontrolleve të shëndetit mendor. Armëmbajtja është e pajustifikuar dhe nuk mund të mbështetet nga asnjë traditë apo arsyetim”, u shpreh kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç.
Përveç kësaj poseduesve të armëve të tilla do tu lihet një afatë dymujor për ti dorëzuar ato pa u përballur me pasoja ligjore. Më 1 janar Aco Martinoviç vrau 12 persona në Cetinjë dhe para se të kryente vetëvrasje lëndoi ede katër të tjerë.
REXHEP QAMILI
