Futboll
IFFHS – ekipi i vitit 2024, dominojnë spanjollët dhe lojtarët e Realit
04.01.2025 16:59
Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), qëllimi kryesor...

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), qëllimi kryesor i së cilës është të dokumentojë kronologjikisht rezultatet e futbollit, të dhënat dhe format e tjera të informacionit në mbarë botën, ka zgjedhur ekipin më të mirë të vitit 2024.
Këta ekipin në fushe e kanë vendosur me sistemin 4-3-3 dhe ai përbëhet nga yjet më të mëdha të vitit që e lamë pas. Në portë është gardiani argjetinas Emiliano Martinez. Mbrojtja nga e majtë në të djathtë përbëhet nga:- Alphonso Davies, Antonio Rudiger, Ruben Diaz, Dani Carvajal.
Mesfushën e përbëjnë i pensionuari Toni Kroos, Jude Bellingham si dhe fituesi i fundit i “topit të artë”, Rodrigo Hernandez. Ajo e majtë është braziliani Vinicius Junior, në anën e djathtë talenti i ri i spanjoll Lamine Yamala, ndërsa në sulm qëndron makina e golave Erling Haaland.
Sa përket asaj se nga cilat klube vijnë futbollistët më shum kemi futbollist të Real Madrid, gjithsej pesë, tre janë nga Manchester City dhe nga një kanë Barcelona, Bayern Munich dhe Aston Villa.
Sa iu përket kombësis së tyre më shumë janë spanjoll. Anën e djathtë në tërsi e përbëjnë kampionët aktual evropian të cilët në “EURO 2024” dominuan. Dy futbollist janë nga gjermania, ndërsa nga një futbollist kanë:- Norvegjia, Brazili, Anglia, Kanada, Portugalia e Argjentina.
