Sportet E Tjera
Viti 2024 rriten të ardhurat në sport
04.01.2025 17:02
Në vitin 2024 garat e mëdha sportive iu kanë dhënë impkat ekonomik organizatoëre...

Në vitin 2024 garat e mëdha sportive iu kanë dhënë impkat ekonomik organizatoëre, ligave si dhe klubeve të cilat kanë thyer rekordet e të ardhurave, duke impresionuar liderët e sektorëve të tjerë. Përderisa ekomomia botërore është në një ngërç, sporti po përjeton erën e tij më të mirë, shkruan Bloomberg.
Ndryshimet të cilat ndodhin më shpesh janë të shoqëruara me motive të përfitimeve shtesë. Numri I pjesëmarësve në garat e mëdha gjithnjë e më shum po rritet, po formohen gara të reja, formatet ndryshojnë dhe do perzantohen edhe në tregje të reja. Më të paguar mbeten futbllistët e basketbollistët, me përjashtim të golfistit spanjoll Jon Rahm. Më të paguar në sport edhe më tej janë ikonat e futbollit Ronaldo e Messija, të cilët talentët e tyre eksploatojnë në amerikë dhe Arabi Saudite.
Mbretërit e futbollit
Suksesi në terren zakonisht bië më shum të ardhura, por kjo në sport nuk do thotë ashtu. FC Bayern Munchen, pas ka një sezonë shum të keqe, pasi Leverkuzen ua morri titullin kampion. Në garat e Kupës I eliminoi skuadra e ligës së trerë Saarbrücken. Sipas raporteve financiare në sezonin 2023/24, FC Bayern München, ka pasur të ardhura rekord prej 1,017 milijard euro. Neto fitimi është rritur për 21 % (43,1 mln euro). Mbretër të të ardhurave mbeti Real Madrid, që ka edhe sukseset më të mëdha në fushën e sportit. Real Madrid në sezonin 2023/24, ka të ardhura rekord 1,073 milijard euro, që paraqet rrritje prej 230 milion në karahasim me vitin e kaluar.
Garat e mëdha
Se organizimi i garave të mëdha sportive mund të jetë një erë e fortë në ekonominë vendase e dëshmuan LOV Paris. Në kvartaline e tretë të vitit 2024, PBV-ja franceze u rrit për 0,4 përqind, që ishte më e madhe se parashikimet e ekonomistëve. Vlersohet se LOV, kanë gjeneruar mes 6,7 deri më 11,1 milijard euro të ardhura për Parizin gjat 20 viteve dhe pjesa më e madhe janë të ardhura vetëm gjat lojërave.
Kampionati evropian i futbollit nxiti ekonominë gjermane, por efektet ishin më të vogla se sa në Francë. Sipas vlerësimeve të institutit ekonomik të Mynihut IFO, kampionati i solli Gjermanisë një miliardë euro shtesë të ardhura falë turistëve të huaj, që përfaqëson afërsisht 0.1 për qind të rritjes ekonomike në tremujorin e dytë.
NBA dhe të drejtat televizive
E nxitur nga një gjeneratë e re e superyjeve, NBA po shënon rritje serioze dhe kjo ndikon edhe në të ardhurat nga të drejtat televizive. Marrëveshja 11 – vjeçare është firmosur në korrik të këtij viti dhe kap shifrën prej 76 milijard dollar. Bëhet fjalë për kontratë rekord të NBA-së, si për shumën ashtu edhe për vitet. Pakoja e më parshme e ishte në fuqi nga 2016-ta, deri në 2025-tën dhe kishte një vlerë vetëm prej 23,4 milijard dollarë, ashtu që bëhet fjalë për një rritje prej 165 për qind për sezonë.
