Hendboll

“Botërori 2025” në hendboll

04.01.2025 17:06

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj, vazhdon aktivitetet e saja për përgatitje sa më të mië për ndeshjet e botërorit që do nis me 15 janar. Pa marë parasysh emrat të cilët janë në përbërje të ekipit përfaqësues, kjo e hendbollit në eventet e mëdha të këtij sporti shkon me ambicje të mëdha. 
 
Në KB Maqedonia për herë të parë luajti në vitin 1999 në Egjipt, ku kishte 1 fitore dhe 4 humbje. Pas 10 viteve abstimim apo mos  luajtje në botërorët e hendbollit  në Kroaci, më të mirët e vendit kishin 5 fitore  në 11 ndeshje të zhvilluara dhe në fund u rendit në pozitën e 11-të.
 
Më pas kur kishte arritjet e saja më të mëdha brenda katër viteve nga 2013 e deri në 2017 ia doli që tre herë të luajë në 1/8 e finales dhe më pas pasuan tri paraqitje dhe vetëm 1 herë luajtën në fazën e dytë të garave të botërorëve dhe në fund u renditëm në mesin e skuadrave që luanin nga pozita e 15 e deri në atë të 20-të. 
 
Renditjen më të mirë në një botëror Maqedonia e kishte në vitin 2015 kur në Katar u rendit në pozitën e 9-të.  Të përzgjedhurit e trajnerit Kire Llazarov, misionin e tyre “botërori 2025”  në Varazhdin me 15 janar e nisin me Hungarinë, ndërsa qëllimi kryesor është kualifikimi në fazën e dytë të garave.
 
Të gjitha ndeshjet e kampionatit botëror në hendboll në Kroaci, Norvegji dhe Danimarkë do të transmetohen në servisin public edhe me komentim në gjuhën shqipe.