Botë

Viti i ri nuk ndryshoi gjendjen në Gaza, izraelitët sulmojnë spitalet

04.01.2025 17:18

Ditë e katërt e Vitit I Ri mbetet vit lufte për palestinezët...

Ushtria izraelite intesifikon sulmet në Rripin e Gazës ndërkaq të vrarë kanë mbetur dhjetëra banorë prej tyre shtatë fëmijë, raportojnë mediat e huaja.
 
Amnesti International akuzon Izraelin se po bën krim pasi që  dëshiron të asgjëpojë sektorin e kujdesit shëndetësor të palestinezëveë. Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Turk thotë se janë regjistruar 136 sulme izraelite në 27 objekte shëndetësore në Gaza, duke shkaktuar "vdekje dhe shkatërrim të konsiderueshëm.
 
“Mbrojtja e spitaleve në gjendje lufte është më e rëndësishmja dhe patjetër të respektohet  nga të gjitha palët dhe gjatë gjithë kohës. Shkatërrimi i spitaleve në Gaza shkon përtej heqjes së të drejtave të palestinezëve drejt qasjes së tyre për të drejtat shëndetësore. Sulmi i qëllimshëm i spitaleve  dhe vendi ku  shërohen të  sëmurët dhe të plagosurit është krim lufte. Shaktërrimi i qëllimshëm  i shtëpive shëndetësore mund të paraqes formë të dënimit kolektiv e cila poashtu është krim lufte”, u shpreh shefi i zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk.
 
Sipas mediave të atjeshme, Lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 46 mijë palestinezë dhe ka plagosur 108,583 që nga 7 tetori 2023 dhe të paktën 1700 njerëz u vranë në Izrael gjatë sulmeve të udhëhequra nga Hamasi dhe më shumë se 200 janë zënë robër.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU