Botë
Zelensky refuzon mbajtjen e zgjedhjeve: Jo në kohë lufte, s’shkelim ligjin për Putinin!
04.01.2025 18:04
Ukraina nuk do të mbajë zgjedhje nën ligjin ushtarak edhe nëse Rusia e vendos këtë...

Ukraina nuk do të mbajë zgjedhje nën ligjin ushtarak edhe nëse Rusia e vendos këtë si një prej kushteve për negociata, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Zgjedhjet presidenciale në vend, të cilat mund të përmbyllnin mandatin 5 vjeçar të Zelenskyt, ishte planifikuar të mbaheshin që në mars ose prill 2024. Por, votimet u shtynë pasi kushtetuta e vendit nuk lejon zgjedhjet gjatë kohës së ligjit ushtarak, i cili u shpall në 24 shkurt 2022 kur nisi dhe agresioni i Rusisë ndaj vendit fqinj. Zelensky përsëriti se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare nuk janë të mundshme nën ligjin ushtarak dhe nënvizoi se zyrtarët e zgjedhur vazhdojnë të kryejnë ligjërisht detyrat e tyre deri në votimin e ardhshëm.
“Pasi Ukraina arrin t’i japë fund fazës së nxehtë të luftës, ligji ushtarak mund të hiqet dhe parlamenti mund të caktojë një datë për zgjedhjet. Pas përfundimit të ligjit ushtarak, nuk do të jetë e nevojshme të presim me vite për të mbajtur zgjedhjet.”, thotë presidenti ukrainas.
