Maqedoni

Tetovë, zjarrfikësit e Tetovës të angazhuar në maksimum

05.01.2025 14:25

“Gjatë vitit 2024, Zjarrfikësit e Tetovës kanë pasur rekord intervenimesh 984...

“Gjatë vitit 2024, Zjarrfikësit e Tetovës kanë pasur rekord intervenimesh 984. Krahasuar me vitin 2023 i bie diku 200 intervenime me shumë. Komandanti i NJTKZ-Tetovë thotë se intervenimet kanë ardhur si pasoj edhe e vershimeve që ka pasur Pollogut gjatë periudhës se pranverës e verës”.
 
“Përfundimi i vitit 2024, ka qenë me rekord intervenimesh nga NJTKZ Tetovë. Duke pasur parasysh se kemi pasur dy herë vërshime në qytetin e Tetovës, gjatë kësaj periudhe, numri total është 984 intervenime. Krahasuar me vitet e kaluara diku rritja është 200 më shumë.Thatësirat në perudhën e verës e ka bërë të veten dhe kemi pasur intervenime në ambiente të hapura, kryesisht nëpër barishte e male. Kjo është ajo që kemi arritur deri në këtë numër që për fat të keq është numër shumë i madhë. Dihet që zjarrfiksti e Tetovës bëjnë ato përpjeket e veta të bëjnë dispersimin në disa pika siç e dini kemi hapjen e parë në komunën e Zhelinës, vijojn përpjekjet që të hapim edhe dy pila tjera që të jemi sa më afër qytetarve”, u shpreh komandanti i NJTKZ-Tetovë, Avni Ameti. 
 
Problem në Tetovë  gjatë kësaj periudhe mbetet mospastrimi i oxhaqeve, dhe djegja e pa kontrolluar e qytetarve siç janë gomat dhe matriale tjera djegse. Ameti kërkon të bëhët kujdes dhe të pastrohen oxhaqet, dhe të rritet kontrolli i inspektoriati të ambienti.
 
“Në përgjithësi qytetarët e Tetovës ngrohen me dru. Por ka edhe qytetar të pa ndërgjegjshëm siç edhe e cekët Ju,kemi ngrohje me goma dhe çfar do matriali tjetër djegës.Ne gjatë gjithë kohës kemi bërë apel edhe tek inspektoriatet që të bëjnë kontrolle,nënkëto pika që janë në qytet dhe dihen.Bëjmë apel edhe qytetarve të pastrojm oxhaqet në kohën kurrë është e thatë e mos na vije ndonje katastrof. Deri më tani kemi intervenuar në 10 raste në oxhaqe të pa pstruara”, theksoi Ameti. 
 
Përndryshe, zjarrfiksit e Tetovës mbulijnë edhe pesë komunat rurale, që e vështirëson edhe me shumë punë e tyre. Deri me tani kujdestar te zjarrfiksve ka vetëm në komunë e Zhelinës, ndërsa pritet që këtë vitë të hapen edhe disa disperzione në komunat tjera.
 
VISAR SADIKI