Maqedoni

Qyteti i Shkupit, mbi 20 ndotës të ajrit janë gjobitur javën e kaluar

05.01.2025 15:31

Inspektorët e Qytetit të Shkupit kryejnë kontrolla të rrepta për ti detektuar...

Inspektorët e Qytetit të Shkupit kryejnë kontrolla të rrepta për ti detektuar dhe parandaluar ndotesitë e ajrit në kryeqytet. Përmes një komunikate për media, Qyteti i Shkupit informon se inspektorët e qytetit përveç se janë në terren 24 orë kanë arritur të shqiptojnë gjoba për mbi 20 autorë që janë kapur në flagranc se po ndotin ajrin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.   
 
“Gjatë javës së kaluar, inspektorët e mjedisit jetësor të qytetit të Shkupit dhe inspektorët komunalë kanë shqiptuar gjoba për më shumë se 20 autorë dhe çdo javë janë shqiptuar mesatarisht nga 20 deri në 30 sanksione. Qyteti i Shkupit vitin e kaluar ka ngritur disa kallëzime penale për hedhjen dhe djegien e mbeturinave të rrezikshme dhe rrezikim të mjedisit jetësor, për përgjegjësi penale kundër kryerësve të konstatuar hedhjen e mbeturinave të rrezikshme, me të cilat dëmton qytetin dhe rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Shkupit”, thuhet në komunikatën e Qytetit të Shkupit ku shtojnë se gjatë kësaj periudhe inspektorët nuk do të kenë mëshirë për askënd që do të shkel ligjin. 
 
Ajo që më së shumti i shqetëson ata, siç thekësohet në komunikatën e lëshuar, është pasiviteti i institucioneve tjera të cilët, kanë obligim ligjor e që nuk ndërmarin masa konkrete në terren.
 
“Në kushtet e rritjes së ndotjes së ajrit të qytetit të Shkupit, përveç Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, në qytet janë gjithsej 14 institucione tjera që kanë kompetencë dhe obligim të veprojnë në rast të ndotjes së mjedisit dhe rrezikimit të shëndetit të qytetarëve. Ndër to janë, Ministria e Mjedisit Jetësor, Ministria e Punëve të Brendshme, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit, Shërbimet inspektuese të dhjetë komunave në qytetin e Shkupit”, thonë nga Qyteti i Shkupit. 
 
Qyteti i Shkupit vitin e kaluar ka shqiptuar gjoba nga 9 deri në 100 mijë euro për persona juridikë dhe gjoba përkatëse ndaj personave fizik, te të cilët është konstatuar se krijojnë deponi ilegale, i djegin dhe e shkelin ligjin, thon nga Qyteti i Shkupit.
 
REXHEP QAMILI