Basketboll
NBA, Denveri i hakmeret San Antonios
05.01.2025 15:41
Denver Nuggets me rezultatin 122-111 në transfertë e mundën San Antonio Spurs...

Denver Nuggets me rezultatin 122-111 në transfertë e mundën San Antonio Spurs. Skuadra vendase San Antonio, të shtunën mbrëma kishte epërsinë prej 11 pikëve edhe atë pas çerekut të tretë, por Denveri u kthye në lojë dhe pas vazhdimeve iu gëzua fitores.
Kështu skuadra udhëtuese iu hakmor miqve për humbjen e një mbrëmje më parë me 113:110 në Denver. Nikola Jokiç ndeshjen e mbylli me 46 pikë me 7 prej tyre të shënuara në vazhdime. Harrison Barnes me 22 pikë ishte më i spikaturi tek San Antonio, ndërsa Victor Ëembanyama shënoi 20 pikë por kapi rekordin e karierës 23 kërcime.
Në ndeshjet e tjera Philadelphia lehtësisht me 123:94 e mundi Brooklyn Netsima (123-94), sikurse Utah që e mundi Miami, me 136-100. Cikago Bulls me 139-126 e mundi NY Knicks. Detroit Pistons me 119-105 e mundën Minessota Timberëolves.
