Tenis
Tenis, amerikanët fituan United Cup
05.01.2025 15:43
Përfaqësuesja e SHBA-ve, ka dalë fituese e Junajted Kup...

Përfaqësuesja e SHBA-ve, ka dalë fituese e Junajted Kup që u zhvillua në Syndey. Bartësi I parë I turneu me fond shpërblyes prej 10 milion dollar, që nisi me 18 ekipe përfaqësuese, e fituan trofeun kur Coco Gauff e deklasoi Iga Sëiatek me 2:0 në seta apo me rezultat identik 6-4 në gema, si dhe Fritz që me 2:1 në seta e mundi Hubert Hurkacz (6-4. 5-7, 7-6(4).
Amerikanët gjithashtu triumfuan në këtë turne edhe në vitin 2023 kur edhe për herë të parë u luajt. Polonia edhe në finale e dytë me radhë mbeti duar bosh, pasi vitin e kaluar në finale ishin mundur nga tenistët gjerman. Turneu Junajted kup, shërben si parapërgatitje për Australian open.
E kur kur bëhet fjalë për grand slam-in e parë të sezonit, këta parashikojnë një çmim total prej 58 milionë eurosh shpërblim për të gjithë garuesit. Kjo shumë është 11.6% më shumë se në vitin 2024.
