Tenis

WTA & ATP Turne, Opelka dhe Osaka u dorëzuan në finale

05.01.2025 15:47

Çeku Jiri Leheçka ka dalë fitues i ATP turneut në Brisbane të Australisë...

Çeku Jiri Leheçka ka dalë fitues i ATP turneut në Brisbane të Australisë, pasi kundërshtari I tij amerikani Riley Opelka, për shkak të lëndimit gjat rezultatit 1:4 në setin e parë e dorëzoi ndeshjen. Leheçka, për herë të katërt po lunate në finale të ATP  serie turnamenteve dhe fitoi vetëm titullin e dytë pas atij vitin e shkuar në Adelaidë.
 
Amerikania Opelka, po e lunate finale e shtatë, por mbeti në katër tituj të fituar. Ai në Brisbane e mundi Novak Gjokoviqin dhe kjo bëri shum bujë. Në të njëjtën mënyrë ka triumfuar edhe danezja Clara Tauson. Tenistja e 50-të, në renditjen botërore ka triumfuar në  “WTA turneun 250” të mbajtur në Auckland të Zelandës së Re. Në finale ajo përballej me japonezen Naomi Osaka, e cila për shkak të lëndimit  të marrë në abdomen e dorëzoi ndeshjen. 
 
22- vjeçarja Tauson, kështu e fitoi trofeun e tretë në karierë, ndërsa të parin pas vitit 2021. Osaka  në turne u kthye para një viti edhe pse për shum vite ishte jasht këtyre garave. Ajo tani është e 57-ta në renditjen WTA.
 
Sabalenka triumfoi në Brisbane
Bjellorusja Arina Sabalenka, ka dalë fituese e WTA turnueut të zhvilluar në Brisbane të Australisë, që kishte fondin shpërblyes prej 1.66 milion euro. Tenistja e parë në renditjen e ËTA-së, e cila do luaj për trofeun e tretë me radhë në Australian Open, në finale me 2:1 në seta e mundi rusen Polina Kudermetova.
 
Për  26-vjecaren Sabalenka, që vitin e kaluar humbi në finale e këtij turne, ishte trofeu I 18-të në karrierë. Bjellorusja Sabalenka në Australian open, do të përsëris suksesin e Martina Hingis e cila tre vjet me radhë ka fituar këtë Gran slam turne mes vitit 1997 deri 1999.