Hendboll

Botërori i Hendbollit, Maqedonia kërkon kualifikim në fazën e dytë

05.01.2025 15:50

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll...

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll, ka vazhduar përgatitjet për paraqitje sa më të mirë në botërorin që nis me 14 janar.
 
Të përzgjedhurit e trajnerit Llazarov, debutimin e tyre në këtë garë të madhe do ta kenë me 15 janar kur do përballen me Hungarinë, ndërsa qëllim kryesor e kanë kualifikimin në fazën e dytë të garave. Dihet se në fazën e dytë kualifikohen tri përfaqësueset e para të secilit grup.
 
“Qëllimi ynë kryesor është të kalojmë fazën e parë dhe të kalojnë në pjesën e dytë dhe më pas atje të luajmë me cilin do kundërshtar.  Secili nga ne të jep maksimumin, po përgatitemi mirë, tani jemi në gjysmën e përgatitjeve. Jemi të gatshëm dhe po përgatitemi ekip për ekip. Të gjithë e kemi guximin dhe luajmë me zemër dhe jam i mendimit se ky është problem më i vogël. Pjesa taktike është më e rëndësihme dhe në këtë aspekt jemi mirë të përgatitur. Çdo gjë tjetër na mbetet neve”, u shpreh hedbollisti i Maqedonisë, Petar Atanasijevic.
 
Ndërkohë që përfaqësuesja e Holandës, me të cilën Maqedonia në këtë botëror e luan ndeshjen e dytë në kuadër të përgatitjeve ka shënuar dy fitore rresht. Këta në turneun „Yelloë Cup“, që po luhet në Vintertur, pas fitores ndaj Kosovë, mbrëmë me 31:26 e mundën Italinë. 
 
Përpos Holandës në grupin “D”, të këtij botërori në Vardazhdin, përfaqësuesja e Maqedonisë, do të përballet me Hungarinë dhe Guinenë.