Sportet E Tjera
FIS – sllalom, kroatja Ljutiç triumfoi në Kranjska Gorë
05.01.2025 15:51
Skitorja kroate e disiplinave alpine Zrinka Ljutiç...

Skitorja kroate e disiplinave alpine Zrinka Ljutiç, ka dalë fituese e garës së sllalomit e cila sot u zhvillua në Kranjska Gorë të Sllovenisë.
Kroatja Ljutiç dhe zviceriania Holdener, pas rrëshqitjes së parë e ndanin pozitën e parë në renditje, ashtu që kroatja në kalimin e dytë të garës së dytë shënoi kohën më të mirë dhe me 16 të qindtat ishte më e shpejtë se suedezja. E treta këtë garë e përfundoi suedezja Larsson (+1.19). Kroatja një javë më parë në Semmering të Austrisë e shënoi fitoren e parë në karrierë.
Tani pas dy fitoreve me radhë Ljutiç me 100 pikë, ka marë kryesimin e renditjes së Kupës së botës ku ka 456 pikë gjithsej, para suedezes Sara Hector (447) dhe zvicerianes Camille Rast (433). Në renditjen e sllalomit kroatja 20-vjeçare avanson me 309 pikë dhe ka 4 pikë më shum se Rast (305).
