Sportet E Tjera
Katër kërcimoret, austriakët dominojnë në turneun e sivjem
05.01.2025 15:53
Nga dita e parë e deri në ditën e parafundit të turneut të vitit të ri...
Nga dita e parë e deri në ditën e parafundit të turneut të vitit të ri në kërcim me ski të njohur si “katër kërcimoret”, austriakët janë duke dominuar. Dominim e tyre e vërtetuan edhe në garën e tretë e cila u zhvillua në Innsbruck, ku triumfoi Stefan Kraft me kërcimet 131.5 dhe 132.5 metra dhe me këtë e morri kryesimin e renditjes së përgjithshme të turneut.
Pas tij në kërcimoren Bergisel, u renditën Jan Hörl (134, 132 m) dhe Daniel Tschofenig (231.5, 127.5), kështu edhe këta të tre të hënën do vendosin çështjen e fituesit në Bischofshofen. Kjo ishte fitorja e parë në Insbruck për Kraft, por e 45-ta në karrierë dhe ndoshta vendimtare për të fituar “shqiponjën e artë”.
Austriakët plotë 10 vite nuk kishin fitues të turneut katërt kërcimoret dhe tani kjo do të ndryshojë, pasi Kraft ka epërsi prej 0,6 pikë para Hörl dhe 1.3 pikë para Tschofenig.
I vetmi që ndoshta mund të prish llogaritë e austriakëve është zvicreani Gregor Deschëanden, që ngec plotë 23.8 pikë dhe do ta ketë shumë vështirë për tu ngjitur spaku në piedestal në mesin e tre më të mirë të renditjes së përgjithshme.