Botë

Bora kaplon evropën, Britania dhe Gjermania anulojnë fluturimet

05.01.2025 16:15

Reshjet e dendura të borës kanë kapluar disa vende evropiane...

Reshjet e dendura të borës kanë kapluar disa vende evropiane, duke ndërprerë edhe fluturimet ajrore. Një numër aeroportesh në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kanë mbyllur  pistat për shkak të borës së madhe dhe akullit.
 
Zona të gjera të vendit ishin nën paralajmërime për borë dhe akull të dielën, duke përfshirë pjesën më të madhe të Irlandës së Veriut, pjesën të Skocisë dhe një pjesë të madhe të Anglisë qendrore dhe veriore.I pari i qytetit të Mançesterit me thirrje ndaj qytetarëve që të mos dalin jashtë shtëpive pa nevojë.
 
“Këshilla jonëështë që qytetarët tanë të mos udhëtojnë nëse s'kanë ndonjë nevojë të madhe. Jemi të mbuluar nga dëbora. Rrugët janë me borë dhe pështë gjendje kritike”, u shpreh kryetari i Mançesterit, Andy Burnham.
 
Situatë e njëtjë edhe në Gjermani. Mbretëron bora dhe akulli ndërkaq për shkak të dukshmërisë së dobët edhe nëkëtë vend janë anuluar fluturimet ajrore. 
 
“Mbulimi i dëborës ka shkatuar kaos”, theksoi qytetari.
 
“Desha të dal nga automjeti. Isha i kujdesshëm por përnjëherë humba kontrollën mbi automjet”, u shpreh qytetari.
 
Pas reshjeve të borës gjatë natës, zyra meteorologjike e Gjermanisë  ka paralajmëruar se do të vazhdojë kjo gjendje atmosferike edhe të dielën duke këshilluar njerëzit të shmangin udhëtimet e panevojshme.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU