Botë
Protesta masive në Tel Aviv, Trump të ndalojë luftën dhe të lirojë pengjet
05.01.2025 16:40
Rreth 1.500 izraelitë u mblodhën mbrëm në Tel Aviv për të protestuar kundër qeverisë...

Rreth 1.500 izraelitë u mblodhën mbrëm në Tel Aviv për të protestuar kundër qeverisë së kryeminsitrit Netanyahu për dështimin në sigurimin e lirimit të irzaelitëve të rrëmbyer nga Gaza.
Protestuesitë së bashku me familjarët e të rrëmbyerëve kërkuan nga presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së Donald Trump t’i japë fund luftës në Rripin e Gazës dhe të ndërmjetësojë të kryhet shkëmbimin e të rrëmbyerëve izraelitë me ata palestinezë.
“Donal Tramp ju lutemi mos pajtoheni me marrëveshjen e pjesërishme për pengjet që do të lejojë fraksionet më ekstreme në qeverinë e Netanyhut të marrin lagjet në Ripin e Gazës. Ju jeni më i aftë që të bëni presion mbi Netanjahu ta përfundojë luftën dhe të sigurojë marrëveshje armëpushimi gjithpërfshirëse për lirimin e 100 të rrëmbyeve” , u shpreh protestuesi.
“Mendojë se më 7 tetori të vitit të kaluar duheshte të ketë negociata ku mundeshte të jetë më ndryshe se tani. Mundeshin të japin gjthçka për të gjithë të rrëmbyerit dhe të përfundojnë, dhe më pas ta kryejnë aksionin në Gazë” , theksoi protestuesi.
Disa prej protestuesëve ndezën pishtarë dhe zjarre duke brohoritur "ne të gjithë jemi peng të qeverisë së gjakosur”, andaj ndaleni luftën. Donald Trump kohë më parë u zotua e një nga detyrat kryesore të administratës së tij do të jetë përfundimi i luftës në Gaza dhe kërcenoi Hamasin të lirojë pengjet izraelitë duke u paralajmëruar se në të kundërtën do të ballafaqohet me pasoja.
REXHEP QAMILI
