Botë
Pas dështimit të negociatave, kancelari i Austrisë njofton dorëheqjen
05.01.2025 17:03
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka paralajmëruar dorëheqjen në ditët në vijim...

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka paralajmëruar dorëheqjen në ditët në vijim, si kancelar dhe si lider partie, pasi bisedimet për formimin e një qeverie koalicioni dështuan.
Kancelari deklaroi se partia e tij-Partia Popullore Konservatore dhe Social Demokratët nuk arritën të bien dakord për çështje kyçe.Partia liberale Neos, një tjetër parti e përfshirë në bisedime, gjithashtu u tërhoq të premten.
Në shtator, Partia e Lirisë së krahut të djathtë shënoi një fitore të paprecedentë në zgjedhjet e përgjithshme të Austrisë, por partitë e tjera përjashtuan formimin e një koalicioni me liderin e FPÖ-së, Herbert Kickl.
