Maqedoni
Fazë e verdhë nesër dhe pasnesër, temperatura deri në 34 gradë Celsius
04.05.2015 17:14
Sipas paralajmërimit të Meteo-alarmit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike...

Sipas paralajmërimit të Meteo-alarmit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, gjatë ditës së nesërme (5 maj) territori i Maqedonisë juglindore do të përfshihet me temperatura të larta të cilat e definojnë fazën e verdhë, derisa pasnesër (6 maj) me temperatura të fazës së verdhë do të përfshihet territori i gjithë vendit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Ashtu siç citohet, bëhet fjalë për temperatura deri në 34 gradë Celsius, të cilat janë më të larta për këtë periudhë të vitit dhe nevojitet kujdes i veçantë për mbrojtje të shëndetit të popullatës, për shkak të periudhës së nevojshme për adaptim ndaj temperaturave më të larta.
Për atë qëllim qëndron në kumtesë nevojitet të respektohen rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat më të larta, ndërsa veçanërisht të kujdesshëm të jenë personat më të moshuar, personat me sëmundje kronike, të cilët rregullisht duhet ta marrin terapinë e shkruar.
Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së rritur për paraqitje të helmimeve me ushqim dhe sëmundje infektive të zorrëve, nevojitet larje themelore e pemëve dhe perimeve para përdorimit të tyre, përgatitje e mirë termike e ushqimit, ruajtje e obligueshme e ushqimit në frigorifer në +8 gradë Celsius, si dhe tejkalimi i konsumimit të produkteve të lehta që prishen (kremëra të ndryshëm, majonezë, akullore etj). Informata për valën e ngrohtësisë vazhdimisht distribuohen në faqen e internetit www.toplotnibranovi.mk, thuhet në kumtesë./mia
