Shkupi edhe sot qyteti më i ndotur në Evropë
Shkupi edhe sot është qyteti më i ndotur në Evropë...

Shkupi edhe sot është qyteti më i ndotur në Evropë. Sipas tabelës në platformën për matje të ndotjes së ajrit “Aj kju air”, kryeqyteti ndodhet në vendin e pestë në botë me nivel të grimcave të dëmshme PM prej 172 njësi të matura në orën 12.
Me këto vlera, ajroi në qytet është kategorizuar si “jo i shëndetshëm”.
Menjëherë prapa Shkupit është Prishtina në vendin e 6-të, me indeks 161, Sofja është e 11-ta me vlerë të indeksit prej 153 njësive.
Listën e qyteteve më të ndotiura e kryespojnë Delhi në Indi (225), Lahori (224) në Pakistan dhe Hanoi (185) në Vietnam.
Para tre ditësh, Shkupi ishte qyteti më i ndotur në botë, kur, sipas platformës “Aj kju air” në kryeqytet ihsin vërejtur 263 grimca të dëmshme.
