Botë

Bullgari, formimi i Qeverisë, Radevi jep shans shtesë para dorëzimit të mandatit

06.01.2025 14:18

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në prag të ndarjes së mandatit për formimin e Qeverisë...

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në prag të ndarjes së mandatit për formimin e Qeverisë do t’i japë kohë liderëve të partive politike për t’u dakorduar, pasi ditë më parë dështoi iniciativa e partisë më të fuqishme GERB të Bojko Borisovit. Presidenti Radev ftoi që mundësia shtesë të përdoret në interes të shtetit dhe të mos keqpërdoret, pasi sipas tij çdo tentativë tjetër është papërgjegjësi totale.
 
“Në këtë situatë unë do të jap më shumë kohë, disa ditë me shpresën se negociatorët do të kuptojnë se përgjegjësia e tyre nuk është vetëm para votuesve të tyre, por para mbarë popullit bullgar. Apeloj deri tek partitë politike të ndalojnë të luajnë me fatin e popullit dhe ardhmërinë e shtetit. Është e papërgjegjshme që liderët të hedhin shtetin në zgjedhje të reja.”, - deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
 
Edhe pse dukej se katër partitë në Bullgari, GERB-i, Bullgaria Demokratike, BSP-ja dhe ITN-ja ishin një hap para marrëveshjes, gjatë fundjavës gjithçka dështoi, pas mos dakordimit për kryeministrin e ardhshëm. Kundërshtimi është shfaqur nga partia Bullgaria Demokratike, pasi ata nuk pajtohen që Qeverinë e re ta drejtojë Rosen Zheljaskovi, i cili shquhet si një ndër personat më të besueshëm të Bojko Borisovit. Nominimi i Zheljaskovit për kryeministër vjen i dyti, pasi Bullgaria Demokratike herën e parë refuzoi Bojko Borisovin për kryeministër.
 
MERAL ISMAILI