Hendboll, Llazaervski: Grupi aspak nuk është i lehtë
06.01.2025 15:32
Përfaqësuesen e Maqedonisë në hendboll e pret paraqitja në botërorin e hendbollit që do mbahet në tre shtete...
Përfaqësuesen e Maqedonisë në hendboll e pret paraqitja në botërorin e hendbollit që do mbahet në tre shtete. Deri në zhvillimin e ndeshjes së parë në këtë botëror kanë mbetur edhe 9 ditë, ndërsa kundërshtar I parë do të jetë Hungaria. Hendbollistët duan që të kalojnë në fazën kryesore të këtyre garave. Të përzgjedhurit e trajnerit Llazarov, me 8 janar do të transferohen në Kroaci, ku edhe do të luajnë një ndeshje kontrolluese dhe më pas në Varazhdin, do ti ndeshjet e tyre.
“Duke u nisur nga fakti se kjo është nga 2012, ne për çdo vit jemi pjesëmarrës në gara të mëdha të hendbollit. Grupi aspak nuk është I lehtë dhe ne jemi favorit absolut për ndeshjen e tretë, por mendoj se opinion ende nuk njihet cilësinë e asaj përfaqësuese e cila aspak nuk është jo cilësore. Para se cilit fillim të kampionatit si dhe para ndeshjeve nuk preferoj të jap parashikime. Zakonisht për mua motiv kryesor është si kolektiv dhe përfaqësuese të dalim si më të mirë nga momenti kur kemi arritur në kampionat dhe përmes ndeshjeve të cilat do ti luajmë. Qëllimi kryesor në këtë kampionat është kualifikimi në fazën kryesore dhe rritje të cilësisë së përfaqësueses që në një afat më të gjatë kohor të kemi përfaqësuese cilësore dhe të ruajmë traditën e pjesëmarrjes në gara të mëdha.”, tha Millan Llazarevski, hendbollist i Maqedonisë.